Reagon BESA e Vrapçishtit: Isen Shabani në kohë pandemie blen vetura të reja (DOKUMENT)

Reagim

Në kohën kur pandemia e virusit COVID 19, përçdo ditë është duke marrë jetë njerëzish dhe duke krijuar një kolaps ekonomik në mbarë botën, po ashtu me të cilën është prekur edhe vendi ynë, Komuna e Vrapçishtit, më saktësisht kryetari i Komunës Isen Shabani, edhe përkundër mos ndërmarrjes së asnjë masë preventive për mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të kësaj komune, më datë 26.03.2020 ka lidhur kontratë për furnizimin me 3 vetura të reja, me vlerë prej 1.414.068,00 denarë, të cilat mjete gjatë kësaj situate të vështirë për të gjithë qytetarët, do të kishte qenë me e logjikshme qe në vend të shpenzimeve luksoze të kryetarit të komunës dhe klikës së tij me blerjen e veturave të reja, shumë më e arsyeshme do të ishte sikur të njejtat mjete të ishin deleguar për ndërmarrjen e masave të mirëfillta preventive ndaj virusit dhe dalja në ndihmë për të gjithë banorër e kësaj komune.

Shumë më e arsyeshme do të ishte sikur këto mjete të parapara për blerjen e veturave, mjeteve paraprakisht të miratuara javë më parë, në mbledhjen e këshillit komunal për mbrojtjen nga pandemia dhe mjeteve të parapara në buxhetin vjetor gjatë gjendjes së krizave, kryetari i komunës të njejtat të i shfrytëzonte ashtu siç duhet edhe atë për:

Blerjen e medikamenteve, sigurimin e pakove ushqimore për familjet në nevojë dhe sigurimin e pajisjeve higjienike për qytetarët ,Intervenimin me masa shtesë për dezinfektimin e të gjithë institucioneve publike, rrugëve dhe trotuareve ,Vendosjen e dezinfektuesve për duar nëpër fshatra ,Sigurimin e masave mbrojtëse për mjekët që veprojnë në territorin e komunës ,Themelimin e një ekipi mjekësorë kontrollues për qytetarët në nevojë; ,Krijimin e një platforme online për kontakt të rregullt me qytetarët për t’u siguruar për gjendjen shëndetësore të tyre ,Kujdes shtesë në menaxhimin e situatës, etj.

Për këtë keqmenaxhim të buxhetit të komunës, vlenë thënja popullore “Mali digjet plaka krihet”.

Me respekt
Lëvizja BESA – dega Vrapçisht