Reagon deputetja Artina Qazimi

Advertisment

Deputetja më e re e Kuvendit të Republikës së Maqedonsë së Veriut nga rradhet e koalicionit Tash është Koha reagon ndaj përgojimeve publike për emocionet e shprehura publikisht.

Qazimi thot se: “Unë nuk fsheh emocionet në raste të tilla, por do të doja mirkuptim nga të gjithë ju, derisa të mësohem t’i kontrolloj ato, sepse kam shumë sfida përpara dhe shumë punë, për të cilat do të duhej të më “gjykoni”, në vend se të gjykoni emocionet e mia.”, transmeton News33.tv

Reklame

Ajo poashtu thot se nuk do të më step nga qëndrimet e mia dhe obligimin që kam marr.

Postimi i saj i plotë:

”Kur qytetarët ta besojnë një detyrë,siç është detyra e deputetit, që në vete mbart përgjegjësi si asnjë tjetër, është më se normale nga po kjo përgjegjësi të ndeshesh me shumë lloj emocionesh.

Ajo që me ndodhi dje, ditën e parë të paraqitjes sime në Kuvend, ishte pikërisht përballja me emocionet e llojllojshme, e para se gjithash kishin të bëjnë me punëdhësin tim, popullin, para të cilit do të duhet të jap llogari për punën që do e bëjë. Ky besim dhe kjo llogaridhënie, për shumë deputetë para meje as që mirrej parasysh, që nga momenti që hyjnë në sallën e kuvendit.

Unë nuk fsheh emocionet në raste të tilla, por do të doja mirkuptim nga të gjithë ju, derisa të mësohem t’i kontrolloj ato, sepse kam shumë sfida përpara dhe shumë punë, për të cilat do të duhej të më “gjykoni”, në vend se të gjykoni emocionet e mia. Thuhet se politika nuk kërkon emocion, por nëse nuk je i tillë nuk mund të keshë i përgjegjshëm për votuesit dhe qytetarët në përgjithësi. Gjithashtu, kam shumë vetbesimin për punën që do ta bëj, duke dëshmuar se një femër mund t’ia dal!

Nuk është hera e parë që një femër në vendin tonë të sulmohet vetëm pse është femër, por do të jem zëri që do ta ndryshoj këtë qasje. Sfidat e mia sapo kanë filluar dhe e di se ky është vetëm fillimi, çdo sulm kundrejt meje është motiv shtesë për angazhimin tim si deputetja më e re në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut!

Asgjë nuk do të më step nga qëndrimet e mia dhe obligimin që kam marr.”