Reagon edhe Trump, ja çka deklaron për sulmet në 2 xhamitë e Zelandës së Re

77

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dënuar “masa.krën e tmer.rshme” në dy xhamitë e Zelandës së Re, ku mbetën të vr.arë së paku 49 persona në atë që Shtëpia e Bardhë e quajti “akt i egër i urrejtjes”.

Masa.kra gjatë lutjeve të së premtes po ashtu ka lënë të lënduar më shumë se 40 persona në sulmin më të rëndë të ar.matosur në vend, të cilin kryeministrja, Jacinda Ardern, e cilësoi ter.rorizëm.

“Shpreh simpatinë dhe dashamirësinë time më të sinqertë për popullin e Zelandës së Re, pas ma.sakrës së tmerrshme në dy xhami. 49 njerëz të pafajshëm kanë vde.kur aq pamëshirshëm, teksa shumë të tjerë janë lënduar.

SHBA-ja i qëndron përkrah Zelandës së Re për çfarëdo që mund të bëjmë”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në “Twitter”, ka raportuar “Reuters.

 

Më herët, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë në mënyrën më të sertë të mundshme sulmin.

“SHBA-ja i dënon fuqishëm sulmet në Christchurch. Mendimet dhe lutjet tona janë për viktimat dhe familjarët e tyre. Solidarizohemi me popullin e Zelandës së Re dhe me Qeverinë e vendit në kundërshtimin e këtij akti të egër të urrejtjes”, ka thënë Sanders.