Reagon infermierja që publikoi fotografi me nënën e Presidentit Thaçi të shtrirë në spital

Advertisment

Infermierja që publikoi fotografinë me nënën e presidentit Hashim Thaçi, akuzon mediat për shpifje dhe paralajmëron padi.

Ajo ka sqaruar publikimin e fotografisë kështu:

Reklame

Te nderuar miq dhe ju familjar, dje kam pasur nderin qe te fotografohem me nenen e ish Presidentit Hashim Thaçi, ku i tregova per admirimin tim per familjen Thaçi, dhe shpreha deshiren qe ta bejme nje fotografi se bashku, nena e ish Presidentit ishte dakord dhe me leje te saj e postova me shume gezim per kete mundesi, por i gjithe entuziazmi im sot mu rrenua pasi qe disa portale tona te cilat pa pike ndergjegje dhe pa pike turpi dhe pa lejen time, moren foton dhe e shperndane neper portale te tyre duke shkruar tituje te tmershem dhe te rrejshem lidhur me kete fotografi.

Andaj isha e detyruar qe te ju informoj se secilin nga ato portale do ta padis ne Gjykat dhe nuk do te ndalem deri sa te kerkojne falje publike dhe ti terheqin ato shpifje ndaj meje dhe ndaj nenes se z. Thaçit.

E tmershme eshte kjo çka eshte duke ndodhur vetem per disa klikime te shkaterohet jeta dhe kariera e dikujt dhe te njolloset nje person, por une nuk do te ndalem gjersa e verteta te del.

me respekt

Emina Zeqiri