Reagon pas kritikave skulptori i përmendores së Skënderbeut në Prizren

Advertisment

Skulptori Sinan Alija ka reaguar për herë të parë pas valës së kritikave në mediat online dhe rrjetet sociale për skulptura e tij të Skënderbeut që u vendos në Prizren.

Në një postim të bërë në Facebook, ai ka shpërndarë foto të punës së tij, por pa bërë shumë komente.

Reklame

“Dedikuar portaleve,” – shkruan Alija si mesazh se nuk i pranon kritikat e bëra për skulpturën Gjergj Kastriot Skënderbeut Ndërsa në një tjetër postim, skulptori shkruan: “Ju faleminderit për komentet… Urime Prizren!”