Real Madrid turpërohet nga Sociedadi, mbetet jashtë zonës Champions (VIDEO)

60

Real Madrid e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme vitin 2019. Pas barazimit 2-2 në duelin e prapambetur ndaj Villareal, skuadra e Santiago Solarit është mundur në “Santiago Bernabeo” 0-2 nga Real Sociedad.

Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për madrilenët që e panë veten në disavantazh që në minutën e 3-të, pas një penalltie të shkaktuar nga Casemiro. Nga pika e bardhë Willian Jose nuk falë, duke mposhtur Courtois.

Skuadra merengues luajti në 30 minutat e fundit me një futbollistë me pak, pas daljes me karton të kuq të Lucas.

Sociedadi përfitoi nga superioriteti numerik duke shënuar dhe golin që vulosi ndeshjen 7 minuta nga fundi me Pardo-n. Pas kësaj humbje të rëndë, Reali mbetet në vendin e pestë, jashtë zonës Champions. /Koha Jone/