Real Madridi e mposht Barcelonën

Real Madridi ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës, pasi e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3-2.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Vinicius Junior, në minutën e 25-të, teksa në minutën e 41-të, Luuk de Jong e ka barazuar për Barcelonën.

Reklame

Në pjesën e dytë, Karim Benzema e ka rikthyer epërsinë e madrilenëve në minutën e 72-të, teksa në minutën e 83-të, Ansu Fati e barazoi rezultatin prapë ndaj Real Madridit.

Në kohën shtesë, Federico Valverde e shënoi golin e fitores në minutën e 98-të.

Real Madridi, në finale, do të përballet me fituesin e përballjes mes Atletico Madridit dhe Atheltico Bilbaos.