Real sonte luan pa disa nga yjet, Conte luan fatet e kualifikimit

MADRID, SPAIN - NOVEMBER 03: Rodrygo Silva de Goes of Real Madrid shoot for goal during the UEFA Champions League Group B stage match between Real Madrid and FC Internazionale at Estadio Alfredo Di Stefano on November 03, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Oscar J. Barroso / Europa Press Sports via Getty Images)
Advertisment

Interi dhe Real Madridi në letër duhej të ishin dy skuadrat që do të garonin për kreun e grupit.

Në vend të kësaj, historia e grupit B është krejtësisht e ndryshme. Borussia Mönchengladbach komandon me 5 pikë, Real Madridi dhe Shakhtar ndjekin me nga 4 pikë, të fundit janë zikaltrit.

Reklame

Kjo situatë i fton për “jetë a vdekje” të besuarit e Conte në ndeshjen e sotme. Ata janë të dënuar ta fitojnë sfidën e drejtpërdrejtë kundër Merengues, në mënyrë që të mos humbasë “trenin” për në 16-she.

Kualifikimi, megjithatë, do të qëndrojë i hapur të paktën deri në xhiron e pestë në grup. Sonte nuk është ende koha për vendime.

Fakti është që zikaltrit e Antonio Conte kanë shumë nevojë për një fitore, që të dalin nga telashet dhe ta kthejnë fatin e kualifikimit në duart e tyre. Kjo do të ndodhte në rast suksesi ndaj Realit dhe fitores së njëkohshme të Borussia kundër Shakhtar. Për llogaritjet, megjithatë, do të ketë kohë pas ndeshjes.

Ja formacionet e mundshme:

INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Gagliardini, Barella, Young; Vidal; Lukaku, Lautaro Martinez.

REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Varane, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Mariano Diaz, Hazard.