Reali, kampion i La Ligës për herë të 34-të

Advertisment

Real Madrid është shpallur kampion i La Liga për herë të 34-të në historinë e vet. “Los Blancos” e arritën këtë triumf pas fitores në ndeshjen e parafundit ndaj Viljarreal me rezultat 2:1, gjë që i garantoi titullin një lojë pa përfunduar kampionati.

Hero i këtij takimi ishte Karim Benzema (29′ 77′) që realizoi dy gola, duke shkuar në kuotën e 21 golave në kampionat sivjet, dy më pak se lideri Messi. Iborra (84′) shënoi për mysafirët, të cilët pozicionohen në pozitën e pestë në tabelë. Skuadra e Zinedin Zidanit nuk fitonte titullin e ligës që nga sezoni 2016/17, derisa është klubi me më shumë trofe, plot 34.

Reklame