Receta e Ali Ahmetit për dobësim dhe kundër yndyrës në gjak (Video: Pa Perde)

91

Edhe moti e ka marrë vesh që e emrin e kemi ndërru, assesi nuk don me u përmirësu. E siç po e shihni shikues të nderuar, ne emisionin e radhës Pa Perde jemi duke e fillu.

Që kur u bëmë Maqedonia veriore, u pakëm e u mërdhifëm prore. Por edhe pse ende nuk po ngritet temperatura, Ali Ahmetit iu ka rrënqeth lëkura. E kanë kapluar emocionet liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, kur i ka pa në një vend gratë aktiviste të BDI-së, bashkë me mysafiret e Kosovës e Shqipërisë. Fjalimit ja ka nisë, por prej habisë, nuk ka ditë kur me mbaru as me bitis.

Deri sa Ali Ahmetit iu rrënqeth lëkura, Grida Duma është hutue, emrin BDI-së ja ka gabue. Parti për drejtësi e ka emërue, sepse për padrejtësitë e Sopotit dhe rastit Monstra sigurisht nuk ka dëgjue. Mysafirja e lartë nga Partia Pemokratike, ka bë gaf nuk është treguar hipokrite.

Zaten, moti kohë dihet që politikanëve të Shqipërisë gjendja e shqiptarëve të Maqedonisë nuk ju intereson, pa marrë parasysh socialistë a demokrat vetes i thon. Fundja të gjithë ata një fjalë të urtë e kan, kush e ka lekun burekun e han.

 

Gordana Siljanovska edhe vetë e pranoi që shkurtimisht e quajn Goga dhe ushtron joga. Por si duket joga i është bë boll, tani po luan veç Rok en Roll. Nuk dorëzohet Goga lehtë, goxha ka përprau, qytetet përmendësh i ka mësu, por datën e zgjedhjeve tash e ka gabu. E ka gabu në tubim parazgjedhor, 21 prillin e ka bë 21 shtator.

Fushata presidenciale po hyn në finale, nuk e ka ndërmend aspak me u ndale. Nëpër fusha e nëpër male, nëpër qytete e salla universale. E deri sa Ali Ahmetit iu ka rrënqeth lëkura, Blerim Rekës me siguri i është mërdhif shpina, kur i ka ardhur përkrahje edhe nga Linda Morina.

Në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo lagje e çdo mahall, tubimet mbahen hiç pa ndal. Prilep, Strugë, Gostivar, Tetovë, Ohër, Dibër deri në Kumanovë. Strumicë, Koçan, Veles e Shtip, kurse Zaevi e Pendarovski në Shkup kanë folë edhe shqip.

Politika rrypa rrypa. Herë hypa, her zhdrypa. Ende pa u bë akuza, ja mrrin demanti dhe kundërakuza. Kështu duhet në politik, me i pre punët jo veç me zhilet, por edhe me thik. Kurse Zijadin Sela ndonjëherë punët i pret me sakicë, thotë kryetari i Parlamentin nuk u zgjodh me konsensus, por me sakrificë.

Edhe Izeti në këmbë a çue, Pendarovskit me i ndihmue, Blerim Rekën e akuzon që Bijello Dugmen e ka merak dhe e ngon. Kjo nuk i ka mjaftue bile ka than që Ali Ahmeti në luftë a kan. Ali Ahmeti menjëherë është gzue, ja ka nis me vallëzue. Ka vallëzu e na ka ftof, ishte boss u bë katastrof.

Politika në Maqedoninë e Veriut bajagi të nervozon dhe shëndetin ta dëmton. Por ndonjëherë është mirë me i përcjell tubimet parazgjedhore, sepse aty nuk folet vetëm për politikë, por edhe për ilaçe popullore. Secili politikan tregon, se çka është mirë me hangër për mos me pas yndyrë në gjak, e as tension.

Aaaa, mirë, besoj. Kur maron petlla me uj, nuk harxhon as vaj, as strujë. Of, of sa lezet edhe tensioni i gjakut bie vet. Po kur bëhet fjala për shëndet, unë për veti mendoj se nuk është keq najher me pi edhe rasoj.

Bravos bre kryetar se nuk tkemi veç lider por edhe doktor, e jo veç për dekor. Që të jemi korrekt dhe neutral, sepse jetojmë në qytet e jo në mal, do t’i pyesim edhe kandidatët presidencial. Hajt ta pyesim Blerim Rekën. Ah kjo politika çka na bani, nuk po dihet kush është hoxha e kush është imami. Nuk po miret vesh as kush është reis, sepse secilit po i hahet sutlijash, ose tamël oriz.

 

Telat dhe kabllot krejt janë ngatërrue, edhe Artan Grubi ka nis tallkine me knue. Ali Ahmeti me vëmendje e ka ngue, i ka plas gazi, ska mujt me durue. Edhe kjo jav po kalon, të dielën kemi zgjedhje ndoshta nuk harron. Edhe pse janë presidenciale e jo parlamentare, për ne kanë rëndësi primare. Është mirë me dalë me votuar, me dinjitet dhe në mënyrë të kulturuar. Mos mendoni se kemi me ju harruar, javën tjetër vijmë prap, politikën do ta përcjellim në çdo hap.

” Pa perde” është emision për satirë.