Refiqe Tërnava pas protestës kundër Xhamisë së Madhe: O Zot na jep jetë të falemi në të

Advertisment

Në kundërshtim të ndërtimit të Xhamisë së Madhe apo Qëndrore në Prishtinë, sot është mbajtur një protestë nga disa qytetarë. Ndonëse në numër të vogël, protestuesit kundër ndërtimit të saj nuk kanë munguar fyerjet e tyre, drejtuar besimtarëve mysliman e të cilën kishin dalur aty për të “mbrojtur”, ndërtimin e saj aty fare objektit qendror të “Telekomit” të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Ndërsa në mbrojtje të saj dhe e lumtur për jetësimin e një projekti të tillë, është shprehur vajza e myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, Refiqe Tërnava.

Reklame

Ajo që ishte kandidate për deputete nga radhët e AKR-së, ka shkruar në Facebook këto fjalë “O Zot na jep jetë të falemi në të 🤲🏼

E mrekullueshme dhe e domosdoshme 😍”

Ndryshe pro ndërtimit të saj është shprehur edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili ka thënë se askush nuk duhet të ndjehet i fyer nga ndërtimi i kësaj xhamie.

Kërkesa për një objekt të përmasave të tilla ka qenë e kamotshme nga ana e komunitetit mysliman në vend./IndeksOnline/

 

O Zot na jep jetë të falemi në të 🤲🏼E mrekullueshme dhe e domosdoshme 😍

Gepostet von Refiqe Ternava am Mittwoch, 22. Juli 2020