Reforma në drejtësi, Besa kërkon komision shtetëror të kontrolluar nga ndërkombëtarët

20
#

Kryetari i Lëvizjes Besa në opozitë, Bilal Kasami në një konferencë për shtyp akuzoi liderët e LSDM-së, VMRO-së, por edhe BDI-në, për atë çfarë ndodhi mbrëmë në takimin e liderëve mes Zaevit dhe Mickoskit. Ai akuzoi edhe BDI-në duke e quajtur si një emërues të përbashkët të dy partive maqedonase. Kasami kërkoi një komision shtetëror të përbërë nga profesionist dhe i kontrolluar nga ekspertë tnga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Po ashtu kryej vetingun prokurori dhe gjyqësor.

Është krejtësisht e papranueshme që dy palë të involvuara në formë direkte apo indirkete në proceset gjyqësore apo të Prokurorisë Publike dhe asaj Speciale, të njëjtat të mund të negociojnë edhe për të ardhmen e këtyre institucioneve kaq të rëndësishme për vendin. As LSDM e as VMRO-DPMNE, edhe përfaqësuesit politik të BDI-së nuk mund të vendosin për një sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional pasi të dyja palët me emëruesin e tyre të përbashkët janë aktorë të që duan t’i ikin drejtësisë. Prandaj kërkojmë një komision shtetëror të përbërë nga profesionist dhe i kontrolluar nga ekspertë tnga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian- tha Kasami