Refuzohen ankesat e partive nga KSHZ/ Do të ketë qeveri të re LSDM, BESA dhe BDl

Advertisment

KSHZ këtë pasditë ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e ardhura nga partitë politike në lidhje me procesin zgjedhor të zhvilluar më 15 korrik.

Mandatet e deputetëve të fituara nga partitë politike do të mbesin ashtu siç u njoftuan ditë më parë po nga KSHZ.

Reklame

Kështu sipas të gjitha gjasave mandati për formimin e Qeverisë së re pritet ti jepet Zoran Zaev-it i cili së bashku me Lëvizjen Besa në koalicion fituan 46 mandate deputeti.

Se me cilën parti do të koalicionoj Zaevi pritet të mësohet në ditët në vijim. Një Qeveri mes LSDM dhe BDI-së duket më e mundur duke pasur parasysh edhe numrat ku bllokun politik shqiptar fitues ka dalur me BDI me gjithsej 15 mandate deputeti.