Regjimi egjiptian, plan për krijimin e një “fronti arab” kundër Turqisë

Shefi i inteligjencës egjiptiane Abbas Kamel ka filluar një turne zyrtar në një numër vendesh arabe, duke synuar të nënshkruajë një marrëveshje sigurie për të “luftuar ndikimin në rritje të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në rajon”.

Media lokale raportoi një deklaratë nga një burim i inteligjencës që thoshte se ushtria egjiptiane po “tërhiqej nga Libia”, duke shtuar se “duhet të ushtrohet presion mbi Turqinë për të ulur ndikimin e saj në Afrikën e Veriut”.

Reklame

Javët e fundit, Kamel ka vizituar Sudanin, Algjerinë dhe Marokun.

Në Sudan, ai foli për “dërgimin e më shumë luftëtarëve sudanezë në Libi”.

Marrëdhëniet me Turqinë janë tensionuar kohët e fundit pasi Ankaraja njoftoi se do të krijojë baza ushtarake për të mbështetur një qeveri të njohur ndërkombëtarisht në Tripoli të udhëhequr nga Fayez Al-Sarraj.

Më 7 nëntor, Ankaraja nënshkroi dy memorandume të veçantë mirëkuptimi me atë qeveri, një për bashkëpunimin ushtarak dhe tjetrin në kufijtë detarë të dy vendeve në Mesdheun lindor. /tesheshi.com/