Regjistrimi i popullsisë fillon më 1 prill në Maqedoni

Enti Shtetëror për Statistika I hedh poshtë shkrimet në disa media se kërkon anulimin e Regjistrimit për shkak të situatës më COVID-19.

Sic thuhet në një komunikatë, ESHS-ja në mënyrë të përshpejtuar është duke u përgatitur për aktivitetet në terren për regjistrimin, konform afateve të planifikuara. Të gjitha masat e parapara me Protokollin e miratuar nga KSI-ja dhe Qeveria e RMV-së po respketohen dhe me to garantohet siguria e pjesëmarrësve të Regjistrimit.

Regjistrimi do të fillojë më 1 Prill 2021! – thuhet në një njoftim nga ESHS-ja.