Regjistrohen mbi 2 milionë raste në gjithë botën

Koronavirusi i ri ka arritur të inefktojë mbi 2 milionë persona në të gjithë botën.

Epidemia nisi në fund të dhjetorit në Vuhan të Kinës. Përgjatë dy muajve atje u përqedrua edhe shpërthimi më i madh i rasteve për tu përhapur më pas edhe në vendet e tjera.

Epiqendra u zhvendos nga Kina në Europë në mars dhe më pas në SHBA në prill.

Aktualisht mbi 125 mijë persona kanë humbur jetën në të gjithë botën. Shteti me më shumë viktima është SHBA, rreth 26 mijë, e ndjekur nga Italia me 21 mijë dhe Spanja me 18 mijë.

484,757 persona janë shëruar aktualisht. Kina dhe Gjermania raportojnë numrin më të madh të personave të shëruar me mbi 70 mijë secila dhe më pas Spanja me 67 mijë. /Opinion.al