Reisi dhe muftinjtë e BFI takohen me zv. Ministrin e Punëve të Brendshme z. Agim Nuhiun

Të enjten, më datë 03.06.2020, u.d. Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut H. flz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga muftinjtë e muftinive të BFI në RMV pritën në vizitë zv. Ministrin e Punëve të Brendshme z. Agim Nuhiun i shoqëruar nga z. Besir Dehari zv. Dejtorin e Byrosë për Siguri Publike, për të diskutuar reth zhvillimeve të fundit me përhapjen e Kovid 19.

Fillimisht u.d. Reisul Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetai u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe u shprehu mirënjohje dhe falënderim për iniciativën që ta vizitojnë institucionin fetar islam për të diskutuar lidhur me masat për parandalimin e Kovid 19 i cili po merr përmasa të mëdha në vedin tonë.

Reklame

“Më paraqet kënaqësi të veçantë që ndatë kohë për të na vizituar dhe ndarë opinionet dhe
eksperiencat tona për këtë siatuatë të krijuar. Duke demonstruar seriozitetin tonë për këtë çështje, jemi mbledhur këtu me të gjithë muftinjtë e BFI në RMV, duke u nisur nga Prof. Dr. Qani Nesimi, Mufti Tetovës, Dr. Qenan ef. Ismaili, Mufti i Shkupit, H. Murat ef. Huesini, Mufti i Kërçovës, Salim ef. Sulejmani, Mufti i Strugës, Samet ef. Ajdari, Mufti i Ohrit, për t’ju shprehur mirënjohje për punën e palodhshme që e keni bërë në të kaluarën, por edhe gjatë këtyre ditëve të vështira nëpër të cilat po kalon vendi jonë me virusin Kovid 19. Kjo sfidë kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët me të gjitha institucionet relevante, të cilat funksionimin e tyre ia dedikojnë shëndetit dhe sigurisë të qytetarëve të këtij nënqielli. Andaj, dua të theksoj se në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë bashkëpunimi jonë i ndërsjellët.“

Edhe zv. Ministri Nuhiu, nga ana e tij shprehu kënaqësinë dhe falënderimin për pritjen dhe
strukturën më të lartë në BFI, ku u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai bashkë me muftinjtë e muftinive të RMV, po tregojnë dedikim serioz në përpjekjet për ta mposhtur pandeminë e Kovid 2019.

“Jemi shumë të kënaqur dhe falënderues për mbështetjen dhe përkrahjen që Bashkësia Fetare Islame ka bërë gjatë kësaj periudhe të vështirë, duke sensibilizuar opinionin dhe besimtarët, sidomos me masat e marra për parandalimin e virusit Korona 19 në teren. Shumë xhami në vend, janë bërë shembull se si duhet respektuar rekomandimet e organizatave shëndetësore nga ana e bismtarëve, andaj me plot bindje mund ta themi se kjo është rezultat i angazhimeve tuaja të palodhura si udhëheqësi e deri tek hoxhallarët e xhamive”.