Rekomandime për shfrytëzim të shërbimeve të EVN

EVN është kompani e cila ka përgjegjësi të madhe gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme të vendit dhe kushte specifike për punë. Funkcionimi i EVN ka interes kombëtar, ndërsa kjo nënkupton mundësimin e furnizimit të papenguar me energji elektrike si dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së nevojshme dhe servisimin e shërbimeve të nevojshme të konsumatorëve. Prandaj prioritet i këtij momenti është mbrojtja e konsumatorëve dhe punonjësve nga përhapja e virusit korona.

Që të kontribuohet për mbrojtjen e shëndetit publik dhe të veprohet për pengimin e përhapjes së virusit, i lusim konsumatorët që t’i zvogëlojnë në minimum vizitat në zyrat e pranimit në Qendrat Energo të Konsumatorëve dhe në Info Qendrën në QTQ në Shkup. Në qoftë se vizitat janë të domosdoshme dhe urgjente, i lusim konsumatorët që të respektohet sistemi elektronik i radhës së pritjes, të pritet në hapësirë të hapur para zyrave, para se të hyjnë t’i dezinfektojnë duart dhe të mbahet distancë e ndërsjellë prej së paku 1,5 metra.

Përderisa vlejnë masat për mbrojtje, nuk do të punojë zyra e pranimit të EVN në Dibër dhe punkti për pagesë në Gostivar. I lusim konsumatorët t’i shfrytëzojnë onlajn shërbimet e EVN.
Në portalin www.evnonline.mk , konsumatorët pa kryer regjistrim mund të: të regjistrohen për faturë elektronike dhe të paguajnë fatura në mënyrë të shpejtë. Me anë të regjistrimit të profilit, në dispozicion keni dhe shërbimet: kontrollë dhe pagesë e borxheve, shkarkim të kopjeve të faturave të 12 muajve të fundit, pasqyrim të historisë së të gjitha pagesave të kryera përmes profilit të konsumatorit dhe kërkesë për vërtetim për pagesë të sukssesshme.

Përveç masave të mbrojtjes së konsumatorëve, EVN i forcoi dhe masat e mbrojtjeve të resurseve njerëzore. Rreptësisht zbatohen procedurat e brendshme për mbrojtje nga përhapja e virusit dh në tërësi zbatohen masat dhe rekomandimet e qeverisë. Më e rëndësishmja është që punonjësit të jenë të shëndetshëm dhe të aftë për punë që të mund ta mirëmbajnë sistemin distributiv. Përderisa zgjasin masat e jashtëzakonshme, EVN do ta shtyejë edhe shkyçjen për fatura të papaguara të konsumatorëve.

Konsumatorët i lusim që këta rekomandime t’ kuptojnë si kontribuim i përbashkët ndaj mbrojtjes së shëndetit. Ata janë të pashmangshme që të gjithë të kemi shëndet të mirë.

https://www.evnonline.mk/index/evnhome?fbclid=IwAR2OT2HrHo5kJ9id6DATf5lgREb43aIuZy_AXy_5kOnfgDEfwgsWeG6EUTw