Rekomandimi i mjekut: Fëmijët nën 10 vjeç nuk kanë pse të mbajnë maska

Advertisment

Mjeku epidemiolog, Alban Ylli shprehet se koronavirusi përhapet edhe nga ata persona që janë mbartës të viusit, por nuk shfaqin simptoma.

Ndërsa iu përgjigjej pyetjeve të qytetarvë në emisionin “Kapital”, mjeku nuk këshillon përdormin e maskës për fëmijët e moshës nën 10 vjeç.

Reklame

“Nuk ka rekomandim për mbajtjen e maskës, por mund të them që fëmijët nën 10 vjec duket se janë imun me këtë sëmundjen. Ka nga ata që mund të preken, por e kalojnë shumë mirë. Do të thosha që fëmijët nen 10 vjec nuk kanë pse të mbajnë maska. Për fëmijët mbi 10 vjec mund ta diskutojmë mbajtjen e maskave”.

Gjithashtu, Alban Ylli është pyetur dhe nëse është e rrezikshme provimi i rrobave në dyqane:

“Ky është një rrezik i arsyeshëm, por nuk ka një evidencë. Nëse ne kemi qenë të kujdesshëm duke mbajtur doreza në duar gjatë kohës që kemi provuar rrobat dhe mbajmë makën, unë them që do ta minimizojmë këtë risk.”

Duke iu referuar disa studimeve të kryera, mjeku pohoi se duhanpirësit që rezultojnë pozitivë me koronavirus janë më të rriskuar për të përfunduar në intubim.

“Disa studime kanë dëshmuar se ata që pinë duhan, e kanë rriksun më të lartë për të përfunduar në intubim apo reanimacion. Nikotina është një substancë që është adiktive, por mund të ket ende debatë. Nuk ka deri tani studime që tregojnë se niktona është aleat në këtë luftë”.