Rekord i frikshëm i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Advertisment

Në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 214 raste pozitiv me coronavirus, një shifër alarmante e cila është rekordi i Zi prej kohës kur ka shpërthyer pandemia në Kosovë më 13 mars të këtij viti.

Kjo statistikë ka bërë që zv-kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj të paralajamërojë masa radikale apo gjendje të jashtëzakonshme nëse vazhdon ky trend.

Reklame

Kaq shumë raste në një vend me rreth dy milionë banorë është alarmuese për Kosovën.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, mbrëmë në njoftimin ditor për rezultatet e testeve tha se MASKAT MBETEN OBLIGATIVE.

Po apelohet që qytetarët të kenë sa më shumë kujdes sepse situata me këtë trend po eskalon.