Rekord rastesh të reja në Itali me COVID

epa08381792 An Italian State Police officer wearing a face mask adorned with the colors of Italy's national flag (R) works with a colleague (L) at a checkpoint in Milan, Italy, 24 April 2020. Law enforcement is checking the documents of motorists to ensure they are complying with the strict nationwide lockdown imposed by the government in a bid to slow down the spread of the pandemic COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus. EPA-EFE/ANDREA FASANI
Advertisment

Italia regjistron rekord të infeksioneve me koronavirus. Në orët e fundit janë konfirmuar 26,831 (përkundër 24,991 të mërkurën).

Ndërkohë, sot është rritur numri i humbjeve në jetë. Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar 217 vdekje, krahasuar me 205 një ditë më parë.

Reklame

Pothuajse një mijë shtrime të reja në spital, nga të cilat 115 në kujdesin intensiv. Ekziston edhe një rekord i testeve të kryera, 201,452, 2,500 më shumë se të mërkurën.

Rajoni i Piemonte ka kërkuar ndihmë nga ushtria për të përballuar valën e dytë Covid në spitale. Dy çadra u ngritën në hyrje të spitalit në Rivoli në Torino. Këto janë çadra më të mëdha se ato të vendosura pranverën e kaluar. Ato u vendosën në hapësirën para hyrjes në sallën e urgjencës dhe do të lidhen me njëra-tjetrën. Qëllimi është të lehtësojmë presionin mbi ndihmën e parë.