Remzie Osmani tregon se çka i dha Zoti që nuk mund t’ia marrë robi (FOTO)

Interpretimi i saj dhe zgjedhja e teksteve kanë bërë që këngëtarja Remzie Osmai edhe sot e kësaj dite të jetë shumë aktive në skenën e muzikës shqipe.

Këngëtarja ka pranuar që konkurrenca e inatet mes kolegeve janë rritur, por siç duket kjo ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e cilësisë dhe forcimin e imazhit mes këngëtaresh, shkruan “Kosovarja”.

Reklame

Remzia, ndër tjerash njihet edhe si këngëtare shumë e sinqertë. Ajo, ka deklaruar se atë rrisk që ty ta ka dhënë Zoti, nuk ta merr dot njeriu dhe këtu e ka fjalën për talentin për të kënduar.

Këngëtarja, ndonëse është bërë gjyshe, po duket e re, e freskët dhe mjaftë bashkohore, ani pse muzika e saj është e zhanrit popullor, shkruan “Kosovarja”.