Rendi dhe qetësia publike, Gostivari më problematik se Tetova

Në zonën e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë muajin e kaluar (janar) janë regjistruar gjithsej 33 shkelje të rendit dhe qetësisë publike (Tetovë 12 dhe Gostivar 21) ose 10 shkelje më pak, pra 23 përqind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këto shkelje në shumicën e tyre janë pastruar plotësisht dhe kanë përfunduar me 48 kërkesa për fillimin e procedurave për kundërvajtje (Tetovë 20 dhe Gostivar 28), dhe kundër 56 autorëve (TE-22 dhe GV-34) të përfshirë në këto shkelje, përkatësisht kundërvajtje të mbuluara me parashtresat e dorëzuara.

Shumica e shkeljeve 24 (TE-9 dhe GV-15) janë su lme fizike ( sipas nenit 12 i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike), pasuar nga rra hje -3 (TE-1 dhe GV-2), fyerje dhe poshtërimi i zyrtarit të autorizuar-3 (TE-1 dhe GV-2) e kështu me radhë.

 

Shumica prej shkeljeve kanë ndodhur në vende publike, në objekte hotelierike dhe në ambiente të tjera dhe kryesisht kanë qenë të involvuar burra mbi moshën 25 vjeç.