Renditja e re, këto janë ushtritë më të fuqishme në botë

Për numër ushtarësh, Kinës nuk i afrohet askush pasi sipas të dhënave të “Global Fire Power” numron 2 milionë njerëz në personelin ushtarak.

Në krahasim, SHBA ka 1.4 milionë më pak por sa i takon fuqisë totale ushtarake, SHBA qëndron në krye para Rusisë dhe Kinës, që renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Reklame

Renditja e forcës ushtarake është bërë nga “Global Fire Power” që merr në konsideratë 50 faktorë, duke nisur nga logjistika, financa dhe gjeografia.

Në një kohë kur ushtria e Rusia qëndron në gatishmëri rreth Ukrainës, bota është e kërcënuar nga mundësia e nisjes së një konflikti të ri ushtarak.

Deri tani përpjekjet diplomatike kanë dështuar dhe tani pritet të shihet se si do të veprojë Rusia.

Gjithashtu, Kina dhe SHBA mund të matin në një formë forcat me njëra-tjetrën për Tajvanin.

Në këtë klasifikim, Shqipëria renditet në vend të 115 nga 140 vende që janë përfshirë.

Sa u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbia është në vendin e 61, Maqedonia e Veriut 134, Mali i Zi 131, Kosova 139.
Për vendet fqinje, Italia është forca e 11 ushtarake në botë, Greqia renditet në vendin e 23. Kurse Turqia gjendet në vend të 13.

10 vendet më forta ushtarakisht:

SHBA, Rusi, Kinë, Indi, Japoni, Koreja e Jugut, Francë, Mbrëtëria e Bashkuar, Pakistan
Brazil