Rëndohet bilanci në Turqi, shkon mbi 1700 numri i vdekurve nga Koronavirusi

Advertisment

126 vdekje të tjera janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Turqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.769.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus është rritur në 78.546, pasi 4.353 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë në virusin, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, pas një takimit të Bordit Shkencor mbi Koronavirusin.

Reklame

Deri më tani, gjithsej 8.631 pacientë janë shëruar dhe kanë lënë spitalet.

Ai po ashtu tha se 40.270 teste janë kryer gjatë ditës së kaluar, me çka numri i përgjithshëm i testeve arrin në 558.413, raporton Anadolu Agency (AA). Turqia aktualisht po kuron 1.845 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv, theksoi ministri Koca.