Rënie e infeksioneve në Zvicër: 47 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Advertisment

Pas disa ditësh të rritjes së madhe të numrit të infeksioneve të reja, që kalonin mbi njëqind, sot është dita e tretë me radhë e uljes së serishme të këtij numri. Kështu, siç njofton Zyra e Shëndetit Publik të Zvicrës (BAG), gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë raportuar gjithsej 47 infeksione të reja.

Të dielën (dje) ishin raportuar 70 raste, të shtunën 97 ndërsa të premten kishin qenë 134 raste të reja infeksioni, transmeton albinfo.ch. Të mërkurën e kaluar ishin regjistruar 137 infeksione të reja që përbënin një numër mbi dyfish më të madh se ai i të martës (62).

Reklame

Me gjithë trendin në rënie të tri ditëve të fundit, duhet pasur parasysh se ai mund të ketë ardhur si rezultat i faktit se gjatë ditëve të fundjavës bëhen më pak testime se sa ditëve të punës.

Gjithsej deri më sot në Zvicër, sipas BAG janë regjistruar 32.315 raste me Covid-19, të konfirmuara nga laboratori