Renova fiton Tikveshin, Ramadani e Selmani golat ia dedikojnë Tetovës

Skuadra e Renovës ka fituar tre pikë të rëndësishme sot në elitën e futbollit vendor, duke triumfuar në transfertën përballë Tikveshit në Kavadar.

Golat për fitoren e skuadrës të udhëhequr nga tekniku Qatip Osmani i shënuan Emran Ramadani dhe Remi Selmani.

Dy meritorët e këtij triumfi golat e shënuar ia kanë dedikuar qytetit të Tetovës, duke u solidarizuar kështu me tragjedinë e ndodhur disa ditë më parë, në të cilën humbën jetën 14 persona. /SHENJA/