Renova: Të triumfojë futbolli para lojrave të ndyrra

Advertisment

Pasi që Federata e Futbollit bëri të ditur se sezoni në Ligën e Parë Futbollistik në Maqedoni do të vazhdojë me propozimin e dytë, ku gjashtë ekipet e para do të luajnë në “Play-Off”, ndërsa katër të tjerat do të garojnë në “Play-Out”, por pa u largua asnjë ekip nga Liga e Parë. Pas reagimit të ditë më parë të Sielksit dhe Makedonija Gj.P,, sot reagon edhe Renova.

Në vijim e përcjellim reagim e plotë.

Reklame

“Duke u bazuar në vendimin që mori sot komisioni i garimit për vazhdimin e kampionatit ne si klub duam ta tregojmë qëndrimin tonë lidhur me këtë. Për dallim nga disa të tjerë që të hënën(18.05.2020) kanë një qëndrim dhe të premten(22.05.2020) një qëndrim tjetër, ne si klub kemi të njëjtin qëndrim që nga fillimi: Se nuk ka kushte për vazhdimin e kampionatit edhe pse do duhet ta respektojmë vendimin. Pse mendojmë se nuk ka kushte? Sepse për ne pika më e rëndësishme është SHËNDETI i lojtarëve si nga mbrojtja prej KOVID 19, duket e ditur se Tetova dhe rrethina paraqitet si vatër e virusit, ashtu edhe nga lëndimet që mund të paraqiten pas një pauze kaq të gjatë. Vetëm një shembull: në Bundesligën gjermane vetëm në xhiron e parë tani pas fillimit kishte 9 lëndime serioze. Për fat te keq në këtë rast futbollistët që janë aktorët KRYESORË DHE MË TË RËNDËSISHËM po trajtohen si skllevër. Le të tregoj dikush se a ka ndonjë trajner magjistar që mund ta përgatisë ekipin e tij për kampionat vetëm me 11 stërvitje grupore?! Dhe duhet të luaj për një afat 40 ditorë 9 ndeshje në kampionat dhe 2 ndeshje kupe (për ekipet që janë në 1/2 finales), duke marrë parasysh edhe temperaturat e larta në muajin korrik, e pa kuptimtë. Komisari i garimit lexojmë se po mundohet te arsyetoj sistemin play out pa rënie nga liga, këtë propozim ishte vetë ky komisar që e kundërshtoi në mbledhjen e parë me klubet me datë 18.05.2020.

Kemi disa pyetje për komisarin që të jemi të qartë dhe mos ketë zbrazëtira në ligje dhe mos ndodhin lojëra te ndyra kur të filloj kampionati: Çka nëse paraqitet ndonjë lojtar pozitiv me COVID-19, sepse epidemiologu që ishte prezent në mbledhjen e dytë me klubet tha që nëse ka edhe vetëm një rast pozitiv do ndërpritet kampionati? Çka nëse ndonjë klub pas 1 apo2 ndeshjeve është në pozitën që dëshiron dhe paraqet ndonjë futbollist pozitiv vetëm për qëllim të ndërpritet kampionati?! Çfarë protokolli ka për sjelljen e lojtarëve të huaj, sepse masat janë 14 ditë izolim, kurse ne duam ti kemi në stërvitje? Për çfarë do luajnë 4 ekipet në Play Out, këto ndeshje do ngjallin shumë dyshime?!

Duke marrë parasysh kushtet e klubeve, më tregoni a mund dikush ta respektojë pikë për pikë protokollin e përgatitur nga FFM?! Këto janë vetëm disa nga shumë pyetjet që mund të bëhen dhe që ka shumë paqartësi. Shpresojmë që në fund të fitoj futbolli dhe jo lojërat e ndyra”, thuhet në reagimin e KF Renova.