#

Skuadra e Renovës në rjetet sociale konfirmoi se ka vazhduar bashkëpunimin me katër futbollist të saj.

Skuadra nga Xhepçishti konfirmoi se ka vazhduar bashkëpunimin me Argjent Gafurin, Burim Sadikun, Bashkim Veliun dhe Samir Fetain. Ambicjet e Renovës , janë të njëjta si edhe në këtë sezon – garat evropiane,

ndërsa me mos marrje të licencës të Vardarit, pikërsiht kjo skuadër mund të garojë në garat e Ligës Evropa.

Renova u ndal në vendin e katërt në kohën e ndërprerjes së sezonit për shkak të pandemisë “Covid 19”. (Foto: Gol.mk)