Reperi tetovar S4MM publikon klipin e këngës “A8” (VIDEO)

“A8” mban titullin kënga më e re e reperit të njohur me emrin artistik, S4MM, që është lansuar me videoklip.

“Rrugt” ka qenë një prej realizimeve më të fundit muzikore të yllit nga Tetova që ishte publikuar në janar të këtij viti.

Reklame

Ndërsa pas një pauze në sjelljen e materialeve të reja, Samir Selimi është rikthyer me projektin e ri muzikor.

Miksimi dhe masterizimi i kësaj kënge mban nënshkrimin e Don Gimës, ndërsa si rëndom tekstin e ka shkruar vet reperi.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Alvision që e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge. /Telegrafi/