Reshje bore në Maqedoni, ja deri kur do zgjasin

Moti në vend do të jetë nën ndikimin e një vale të lagësht dhe të ftohtë dhe do të ketë reshje të shiut dhe të borës. Gjatë ditës reshjet do të kalojnë nga shi në borë dhe në disa vende të ulëta do të formohet mbulesë e hollë dëbore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus pesë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus dy deri në 6 gradë Celsius.

Kurse në Tetovë dhe rrethinë intensiteti i rreshjeve të borës do jetë më i lartë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa temperatura e ditës do të arrijë deri në 4 gradë.
Rreshjet të borës do të ketë vetëm gjatë ditës së sotme kurse për nesër pritet të jetë motë pa rreshje.