Reshje më intensive nesër, nuk ka rrezik nga derdhja e lumenjve

Advertisment

Nën ndikim të frontit atmosferik, nesër do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe jostabil, me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

“Në disa vende të vendit paralajmërohet shi i rrëmbyeshëm më intensiv, me ç’rast nuk ka rrezik nga derdhja e lumenjve më të mëdha në vend”, theksojnë nga Drejtoria.

Reklame

Prej atje shtojnë se nëse në disa vende reshjet janë më intensive dhe bien për një kohë të shkurtër dhe nëse janë në formën e stuhive të shoqëruara nga erëra të forta, është e mundur paraqitje e derdhjes së ujit në zonat urbane për shkak të pamundësisë të qarkullimit të ujit.

Gjithashtu, gjatë reshjeve intensive afatshkurtra, është e mundur rritje lokale e shpejtë e nivelit të ujit të lumenjve dhe përrenjve më të vegjël. Në rrethana të tilla, paralajmërojmë lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve dhe përrenjve më të vegjël në të gjithë vendin.