Reshjet e borës, disa fshatra të Kërçovës në errësirë!

Që mbrëmë, kur filluan reshjet e borës në Kërçovë, filluan edhe problemet me energjinë elektrike.

Disa fshatra të Kërçovës, tashmë janë në errësirë të plotë pasi është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, transmeton TV21.

Reklame

Gjatë ditës kanë pasur furnizim të pjesërishëm, por me errësimin, ajo është ndërprerë në tërësi.

Kujtojmë se ky problem përsëritet tash e disa vite. Me reshjet e para të borës, fillojnë edhe problemet me energjinë elektrike të amvisërive./TV21