Pas sjelljes së Dekretit me të cilin u lejua mbajtja e koncerteve, objektet hotelierike të cilat organizojnë dasma dhe festime presin së shpejti të fillojnë me punë.

Por, siç thanë sot, nëse nuk miratohen rekomandimet për hapjen e tyre, do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të protestës.

Objektet hotelierike të cilat disponojnë me salla të mëdha për mbajtje të festimeve tashmë pesë muaj nuk realizojnë kurrfarë aktiviteti ekonomik për shkak se, thonë, është rrezikuar ekzistimi i tyre dhe mbijetesa.

“Tashmë është sjellur Dekret i Qeverisë me vendim për organizim të koncerteve, vendkalime të hapura kufitare dhe vendime tjera të cilat në vete përmbajnë rrezik më të madh nga një ngjarje e organizuar, dasmë ose festë. Presim deri në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Sëmundje Infektive të sjellin rekomandime për hapjen tonë. Gjendja e të gjithë operatorëve ekonomik të cilët në mënyrë direkte dhe indirekte sipas natyrës së veprimtarisë së tyre janë të lidhura me objektet hotelierike si grupet muzikore, otografët, kompanitë të cilat bëjnë dekorime, lulishtet, artaritë, butiqet është e rëndë dhe e pasigurt. Nëse nuk sillen rekomandime për hapje do ta shfrytëzojmë të drejtën tonë demokratike të protestës për shpëtim dhe ekzistencë të kryerësve të këtyre veprimtarive dhe gjithë të punësuarve”, thekson nënkryetri i Odës turistike-hotelierike pranë Lidhjes së Odave ekonomike, Martin Angelovski.

Oda ka dërguar propozime shtesë të atyre tashmë ekzistuese deri te Komisioni për Sëmundje Infektive nga i cili pret vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të caktuar për në fillim të javës së ardhshme.

“Propozimet përbëhen së pari nga përgatitja e listës së mysafirëve të pranishëm në ngjarje të përgatitur nga ana e porositësit të festës së organizuar, më tutje plotësimi i protokollit për organizim të festimit me podium të shënuar qartë dhe të dukshëm. Sipas dekreteve të sjellura kërkojmë shpallje të fazës së tretë për punë të rregullt në objektet hotelierike. Aspekti i sigurisë do të ruhet maksimalisht sipas protokolleve për punë dhe larg më i sigurt nga shembujt e tanishëm ku njerëzit organizohen vetëm pa protokoll adekuat të sigurisë”, thekson Angelovski.

Kompanitë e kësaj veprimtarie, përkujton nënkryetari i Odës, u adaptuan në kushtet dhe protokollet e reja për mbrojtje të përhapjes së pandemisë, por edhe më tutje do të bashkangjiten në mënyrën e re të punës, të domosdoshme në kushte të gjendjes aktuale.