Restorantet e para rihapen në Gjermani

Advertisment

Pasi pandemia e coronavirusit ka kapluar botën, shumë biznese u detyruan të mbyllen, dhe ndër bizneset që pësuan më së shumti nga kjo pandemi ishin restorantet dhe baret.

Më herët në Gjermani shumë pronarë të restoranteve dhe lokaleve tjera protestuan në qendër të Munihut, sepse ishin të pakënaqur me bllokimin që u ishte bërë këtyre bizneseve, transmeton Telegrafi.

Reklame

Por tashmë restorantet në shtetin verior gjerman të Mecklenburg-Vorpommern janë përsëri të hapura për biznes pas një muaj e gjysmë mbylljeje për shkak të COVID-19.

Pavarësisht motit të mirë, tarracat nuk janë ende të mbushura, por klientët e parë tashmë po shijojnë ushqimin e tyre të parë larg shtëpisë në disa javë.

Ky është shteti i parë gjerman që lejon që restorantet të rihapen. /Telegrafi/