Rexhep Memedi: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

23
#

Deputeti i Alternativis Rexhep Memedi në emisionin “10 Minuta” në TV21, deklaroi se çdo përsëritje e zgjedhjeve të parakohshme lëndon situatën në aspektin financiar dhe ndikon në atmosferën e investimeve si dhe zhvillimit ekonomik.

“Çdo përsëritje e zgjedhjeve dhe çdo zgjedhje të parakohshme, në mënyrë plotësuese e lëndon situatën në aspektin financiar edhe në aspektin e krizës politike, atmosferës për investime si dhe për zhvillim ekonomikë”, u shpreh deputeti i Alternativës, Rexhep Memedi.