Rexhep Memedi: Nuk jemi për shtyrje të zgjedhjeve

1

Në intervistën e dhënë sot për EuroNews, deputeti Rexhep Memedi shprehu qëndrimin e ALTERNATIVA-s se do ta mbështesin në Kuvend Ligjin për Prokurorinë Publike, me qëllim që mos të pengohet reforma në drejtësi dhe proceset integruese.

Ai shtoi se: “Ne si subjekt vlersojmë që sa më parë duhet të miratohen ligjet prioritare dhe të hapet rruga për të shkuar në zgjedhjet e 12 prillit.

Nuk jemi për shtyrje të zgjedhjeve, aq më tepër ngase vlerësojmë se duhet t’u japim mundësi qytetarëve që kësaj radhe t’i largojnë nga skena politike ata të cilët e pengojnë drejtësinë në vendin tonë”, përfundoi deputeti Memedi.

SHARE
Previous articleBilall Kasami kafe me banorët e Pallçishtit (FOTO)