Rexhepi i BESËS: Në 2017, kur Lëvizja Besa vendosi të negocioi me ASH-në, Gashi takohej me PDSH-në

35

Nënkryetari i Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi, ka zbuluar një detaj se pse në zgjedhjet e vitit 2017, nuk u arrit koalicioni me ASH-në.

Rexhepi thotë se “përderisa Kryesia Qëndrore kishte caktuar Komision plr negociim me ASH-në, sekretari i atëhershëm i partisë Afrim Gashi, i cili tani është kryetar i Alternativës, takohej me Menduh Thaçin”./raporton flesh24

Më poshtë e keni shkrimin e plotë të Kastriot Rexhepit të postuar në Facebook:

Hipokrizia e dëshmuar me fakte

Përpara zgjedhjeve lokale 2017, kryesia qendrore e Lëvizjes Besa caktoi komision për bisedime me Aleancën për Shqiptarët për bashkëpunim dhe dalje në zgjedhje me listë të përbashkët. As pa u mbaruar bisedimet me ASH në atë kohë, kokë më vete, pa autorizim të kryesisë, sekretari i tanishëm i përgjithshëm i Alternativës u takua me kryetarin e PDSH-së. Ai këtë gjë vetë e paraqiti në mbledhjen e kryesisë të Lëvizjes Besa për të cilën egzistojnë edhe proces verbale dhe janë dëshmitarë anëtarët e kryesisë të atëhershme. Dhe ai sot pa fije turpi don të tregohet si dikush që paska dashur që të ketë bashkëpunim me ASH në 2017. Poashtu vlen të theksohet që anëtarët të komisionit për negociata që të tre anëtarët u ndanë nga Lëvizja Besa duke vazhduar me Alternativën njëri prej të cilëve është pikërisht personi në fjalë që mbreme pa fije turpi akuzon të tjerë për Kalë Troje duke e ditur edhe vetë se e ka ushtruar rolin e Kalit të Trojës.
#gënjeshtraikakëmbëteshkurta