Rexhepi: Jemi të gatshëm, tregoni kur dhe ku do të jetë takimi trepalësh?!

Advertisment

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi ka komentuar “ultimatumin” 48 orësh të ASHsë për koalicionim trepalësh.

Rexehpi thotë se kemi pritur 1 muaj (720 orë) do presim edhe 48. Më tej Rexhepi thotë se janë të gatshëm për koalicion trepalësh.

Reklame

“Dhe kur të gjithë prisnim vendimin e ASHsë, ato dje mbajtën mbledhje për të na treguar që nuk morrën vendim. Thanë që po bëjnë edhe një ofertë 48 orëshe për bashkëpunim trepalësh edhe përskaj faktit që ne me vendim të kryesisë pranuam ndërsa Alternativa refuzoi gjatë gjithë kohës.

Po mirë de ju pritëm 1 muaj (720 orë) po ju presim edhe 48 orë që ta bindni Alternativën. Kur ti bindni tregoni kur dhe ku do të jetë takimi trepalësh për ta përfunduar këtë proces”, shkruan Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa.