Rexhepi propozon që koalicioni “Tash është koha” ta bojkotojë punën e Kuvendit

Advertisment

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi ka propozuar që deputetët e koalicionit “Tash është koha” të bojkotojnë punën e Kuvendit. Ai këtë propozim e ka hedhur si një hap të radhës të koalicionit ASH-AAA.

“Me aminin e institucioneve shtetërore, BDI-ja e vjedhi vullnetin e fitores së 82.000 përkrahësve të pathyeshëm dhe të pamposhtur të koalicionit “Tash është koha”.

Reklame

E mashtruan popullin (edhe një herë për të satën herë) se synimi i vetëm dhe vija e kuqe e tyre është kryeministri shqiptar.
Përskaj bindjes publike se kjo ishte mashtrim i radhës, koalicioni “Tash është koha” publikisht u zotua se nëse e bëjnë kryeministrin shqiptar, pa asnjë kusht do ta votojmë ate.

Por, tash edhe shqiptarët më skeptik po binden se VIJA E VËRTETË e kuqe e BDI-së është ruajtja e interesave te ngushta të disa personave të kapur nga sistemi shtetëror.
PËRFUNDIMISHT…!!!

Nëse brenda ditëve në vijim, gjërat nuk ndryshojnë në favor të shqiptarëve, unë do t’i propozoj kryesive dhe kryetarëve të koalicionit “Tash është koha” që të bojkotohet puna e kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këtë t’u bëhet në dijeni të gjithëve brenda dhe jashtë shtetit se nuk mund të luhet me dinjitetin politik shqiptare.

Sëpaku, nuk do të kisha dashur të jemi bashkëhisetar në mashtrimin, krimin dhe vjedhjen e demokracisë te shqiptarët.

Kjo deklaratë e tij po vjen pak kohë para se të realizohet takimi mes liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti ku pritet të publikohet marrëveshja për bashkëqeverisje.”, ka shkruar Rexhepi në rrjetet sociale.(INA)