Rey Manaj bëhet bashkë me yllin kosovar te Barça

Advertisment

Mësohet se Manaj ka mbërritur në Barcelonë për të kryer vizitat mjekësore.

Më të arritur atje, Manaj është mirëpritur nga një tjetër talent shqiptar që është pjesë e skuadrës B të Barçës, shkruan Reporteri.net.

Reklame

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Labinot Kabashi, i cili do të jetë shok skuadre me Manajn te skuadra B. Kabashi i ka shprehur mbështetje maksimale futbollistit nga Lushnja e Shqipërisë, besohet se do t’i ndihmoj që të adaptohet me lehtë me skuadrën e re.

19-vjeçari ka postuar së fundmi një fotografi në rrjetet sociale “Instagram’, duke i urua mirëseardhje Manajt me simbolin e shqiponjës, i cili ka shkruar edhe në gjuhën shqipe: “Mirë se erdhe vëlla”.