Rezidenca e parë zvicerane e pensionistëve në Kosovë

188

Mund t’ju duket e çuditshme, por kjo tani më është realitet. Në Kosovë është ngritur një rezidencë për të moshuarit që kërkojnë t`i kalojnë vitet e pensionimit në Kosovë sipas standardeve zvicerane.

Peja është qyteti ku është ngritur kjo oazë e gjelbër, me shumë pisha e gjelbërim, me një hapësirë prej disa hektarësh, në një objekt e vend që i ngjan më tepër një hoteli luksoz.

Të gjithë ata të moshuar që planifikojnë t’i kalojnë vitet e pleqërisë nën rrezet e diellit të alpeve kosovare, në një vend me përkujdesje të plotë medicinale, në dhoma e ambiente luksoze, me ushqim të rregullt e në shoqëri të bashkëmoshatarëve, në rezidencën „Orenda“ në Pejë kanë zgjidhjen ideale. Dhomat ofrohen njëshe, dyshe, treshe dhe janë të gjitha të pajisura me banjo personale.

Ky është një investim shqiptaro-zviceran në partneritet publiko-privat me Komunën e Pejës, e cila ka dhënë në shfrytëzim objektin për 40 vjet.

Investuesit thonë se ideja ka qenë e kahershme që të sjellin edhe në Kosovë praktikat zvicerane të shtëpive të pleqve.

Përkujdesje e plotë për të moshuarit

„Ne vendosëm të krijojmë një qendër përkujdesjeje për të moshuarit apo rezidencë për të moshuarit. Ka kaq shumë të moshuar, të paaftë për t’u kujdesur për veten, të vetmuar, pa njeri pranë, që meritojnë më shumë vëmendje. Të motivuar nga këto arsye dhe shumë të tjera të përmendura më sipër, ne vendosëm të investojmë në këtë lloj biznesi“, thonë investitorët.

„Orenda“ është konceptuar ashtu që të ofrojë përkujdesje të plotë për të moshuarit, të cilët për shkaqe të ndryshme, familjare apo shëndetësore, kanë nevojë për mbështetje profesionale.

„Qëllimi ynë është të ndihmojmë ata që na drejtohen dhe që kanë nevojë për ne, duke iu siguruar një mjedis të ngrohtë, me shërbime profesionale nga një personel i përkushtuar, që respekton vlerat njerëzore dhe dinjitetin personal“, shprehen investitorët.

Objektivat e tyre lidhen me tërheqjen e sa më shumë klientëve përmes punës dhe shërbimeve të mira e korrekte, duke i bërë të gjithë pensionistët të ndihen rehat e të lumtur që kanë zgjedhur „Orendën“ për vitet e pleqërisë.

„Ne synojmë të krijojmë një komunikim sa më të mirë ndërmjet klientëve dhe punonjësve, të mbështesim të moshuarit për shmangien e vetmisë, izolimit e nxitjen e integrimit social në jetën në komunitet“.

Ne respektojmë të drejtat tuaja

Ne plotësojmë nevojat e të moshuarve brenda standardeve të përcaktuara me ligjet në fuqi. Ne mbrojmë të moshuarit nga çdo formë abuzimi e keqtrajtimi. Ne i dëgjojmë të moshuarit dhe bashkëpunojmë me ta për të krijuar një atmosferë të shëndoshë e mjedis sa më familjar. Ne i trajtojmë të moshuarit në mënyrë të barabartë, pa i paragjykuar për të kaluarën e mënyrën e jetesës së tyre dhe pa i diskriminuar. Ne marrim përsipër respektimin e privatësisë dhe ruajtjen konfidenciale të informacionit. Ne organizojmë po ashtu aktivitete që nxisin integrimin social te të moshuarit.

Akomodimi dhe vendosja në dhoma, me të gjitha pajisjet personale

Ushqim në sasi e cilësi të nivelit më të lartë dhe të përshtatshëm për moshën e rezidentëve, i cili servohet sipas orarit të përcaktuar në rregullore.

Bëhet kujdes që i moshuari të marrë ilaçet e nevojshme në kohën e duhur dhe në mënyrë të vazhdueshme kur është e nevojshme.

Hapet një kartelë shëndetësore për çdo të rezident, në të cilën do të evidentohet gjendja shëndetësore e pensionistëve.

Mbështetje psiko-sociale

Kur i moshuari ka nevojë të tregojë ndonjë shqetësim ose ankesë, gjithashtu edhe për ndonjë bisedë për të kaluar kohën e lirë. Të moshuarve me nevoja të veçanta u sigurohet mbështetje adekuate dhe mjedis pozitiv dhe i dinjitetshëm.

 

Kujdes rezidencial për të dyja gjinitë

Shërbime sanitare, në të cilat përfshihen lavanteria, ambienti i ngrënies dhe i gatimit, ambienti i argëtimit ditor, shërbimi i dhomës dhe mbështetje për higjienën personale.

Kontakte të vazhdueshme me familjarët ose të afërmit e të moshuarve.

Bëjmë aktivitete brenda dhe jashtë qendrës që organizohen sipas ritmeve normale të jetesës së të moshuarve.

“Altersheimin” kosovar mund ta gjeni në këtë adresë:
Orenda Pejë
Rr. “Maria Shllaku” Nr 12
30 000 Pejë
Kosovë 00383 49 405 405
Zvciër 0041 79 952 73 90