Rihanna dhe i dashuri i saj arab i japin fund lidhjes së tyre

Advertisment

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna, është ndarë nga miliarderi arab,Hassan Jamee.

Burime për ‘US Weekly’ kanë raportuar se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes pas pothuajse tre vitesh së bashku. Shkaku i ndarjes së tyre nuk është bërë ende i ditur. Lidhja e tyre po ecte në hapa shumë seriozë dhe Rihanna e kishte prezantuar dhe me familjen. “Kam qenë në një lidhje të qetë dhe ka shkuar çdo gjë shumë mirë, ndaj jam shumë e lumtur për këtë”, shprehej më parë këngëtarja.