Rikthehen reshjet, njihuni me surprizat e motit për sot dhe nesër në Maqedoni

Advertisment

Moti në Maqedoninë e Veriut pritet të jetë kryesisht me diell dhe me vr anësira të vogla deri mesatare, ndërsa nga pasditja vranësirat do të rriten dhe gjatë mbrëmjen do të ketë reshje shiu dhe në vende më të larta edhe borë.

Temperatura e mëngjesit lëvizin prej minus 1 deri në 5 gradë, ndërsa e ditës prej 7 deri në 16 gradë.

Reklame

Edhe në Tetovë moti pritet të jetë me diell dhe me vr anësira të vogla deri mesatare, ndërsa nga pasditja vr anësirat do të rriten. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 13 gradë.

Moti me shi dhe borë në vendet më të larta do të jetë edhe gjatë ditës së nesërme.