Rikthehet i forti i komunitetit torbesh, do të konkuroj deputet me LSDM

Advertisment

LSDM vazhdojnë ti bashkëngjiten parti të reja politike. Pjesë e koalicionit do të jetë edhe Partia për Ardhmëri Europiane (PEI), e cila mbrëmë në mbledhjen e kryesisë së re vendosi që të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

“Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në koalicionin e udhëhequr nga LSDM. Kandidat për deputet në Njësinë e pestë elektoratin është caktuar Fijat Canoski me aklamacion”, bëjnë të ditur nga PAE. Canoski është biznesmen i njohur, pronar i disa bizneseve, përfshirë Universitetin FON në Shkup. Ai njihet si i suksesshëm në fushën e ndërtimeve, por edhe për rastin Kosmos që procesohej nga ish-Prokuroria Speciale, ku me një vendim qeveritar gjatë kohës së qeverisjes së Nikola Gruevskit ishte urdhëruar shembja e një kompleksi të sapofilluar ndërtimi në lagjen Aerodrom në Shkup. (INA)