Rikthehet subvencionimi i ndërmarrjeve dhe individëve nga shteti

Advertisment

Pas vonesave për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve parlamentare, nga java e ardhshme rikthehen sërish masat për subvencionim të ndërmarrjeve dhe individëve nga ana e shtetit.

112 persona nga Gostivari të cilët kanë aplikuar dhe përgatitur biznes-plane, do të mund të regjistrojnë ndërmarrje e tyre, për çka përfitojnë grante për vetëpunësim, gjegjësisht do të mund të zgjerojnë binzesin e tyre.

Reklame

Hisan Amzai, përgjegjës i Agjencionit për Punësim në Gostivar bën të ditur se nga java e ardhshme do të aktivizohen edhe masat tjera shtetërore nga cikli i tretë.

Shteti përmes planit operativ për punësim për vitin 2020 të titulluar “Mundësi për të gjithë”, gjatë prezentimit të tij, sqaroi se do të subencionojë ata persona që do të hapin biznese e tyre me çka edhe do të vetëpunësohen dhe krijimin e vendeve të reja të punës te ndërmarrjet ekzistues.

Poashtu jepen subvencionime për trajnime të ndryshe, për punë pratktike dhe subvenciomime për punësim për personat me aftësi ndryshe.