Rina Balaj: Dy milionë njerëz në Kosovë, një milion duken si Kylie Jenner

Advertisment

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj, vazhdon të tërheq vëmendje në rrjete sociale.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka thumbuar një pjesë të madhe të popullsisë.

Reklame

Sipas saj, një pjesë e madhe në Kosovë po i përngjajnë Kylie Jenner, e cila njihet për ndërhyrjet e saj kirurgjike.

“Dy milionë njerëz në Kosovë, një milion duken si Kylie Jenner. Kylie Jenner duhet të na sponsorizosh si shtet”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit.

Ani pse ky mesazh ishte i kodifikuar, Rina nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë për cilën shtresë i është dedikuar ky shkrim.