Rinia e Besës: Komuna e Tetovës nuk sheh më larg se qendrën e qytetit

Advertisment

Pritëm me ditë të tëra që komuna, por edhe organet tjera përgjegjëse, të marrin masa ndaj këtij problem që me muaj krijon telashe jo vetëm për vozitësit por edhe për studentët dhe nxënësit e shkollës së mjekësisë në Tetovë.

Në këtë udhëkryq, kanë ndodhur një sërë aksidentesh, që kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe dëme material, por komunën tonë si duket e ka zënë gjumi dhe nuk sheh më larg se qendra e Tetovës, dhe ndaj këtij problem as që kanë reaguar e lere më të marrin masa për rregullimin e problemit.

Reklame

Edhe pse rreth rrotullimi do ishte një zgjidhje ideale për parandalimin e aksidenteve, megjithatë organet komunale zgjodhën që të vendosin semaforët, por, siç edhe mund të i shihni, semaforët ka muaj që nuk punojnë, dhe për pasojë, studentëve, vozitësve por edhe kalimtarëve të rastit iu krijohen telashe gjatë kalimit të rrugës, duke rrezikuar edhe jetët e tyre.

Andaj, duke mos dashur që të rrimë duarkryq, sikurse komuna jonë, ne rinia e Lëvizjes BESA, vendosëm sot, që në shenjë sensibilizimi të opinionit, por edhe në mungesë të buxheteve, (sepse dihet buxhetin e ka komuna), ta vendosim këtë rreth rrotullim të improvizuar, me shpresë se, udhëheqësinë e komunës tonë, do e zgjojmë nga gjumi dimëror dhe do merr masa për zgjidhjen e këtij problemi.

Apelojmë organet kompetente që të marrin masa ndaj këtij problemi, që të mos presim të ketë ndonjë viktime dhe më pastaj të hapim sytë, ashtu sikurse është pritur për shumë probleme tjera nëpër qytet.

Njëkohësisht, apelojmë vozitësit që, kur të kalojnë këtë pjesë rruge, në mungesë të ndërgjegjes komunale, të kenë ata ndërgjegje dhe të tregojnë respekt për studentët, nxënësit dhe kalimtarët e rastit.

Albi Qamili, kryetar i FR BESA-Tetovë

Lëvizja BESA