‘Mos hiqni dorë nga vetja sepse asnjëherë nuk është vonë’

Advertisment

Shkruan; Amra Ibraimi

Ende në ditët e sotme nuk është përmbushur objektivi për të bërë parandalimin e shkatërrimit të rinis sonë që po ndodhë në botë. Rruga në të cilën rinia jonë gjindet nuk është e lehtë por asnjëherë s’duhet të dorzuar. Për fat të keqë , udhëkryqi në të cilën jemi po na i zhduk të gjitha ëndrrat e çdo njërit. Rinia është begatia më e çmueshme e një kombi. Një kombi pa një rini të shëndosh nuk ka prespektivë të ndritur.

Reklame

Të ndalemi një minut dhe të mendojmë në vete, çfarë qëndron në të ardhmen e rinis sonë?

Duhet që t’i motivojmê në cdo hapë të nevojshëm për të siguruar të rinjtë në vetvete tê thurrin qëllimet e tyre. Mbijetesa jonë varet nga ato mendje dhe duar të rinis sonë. Zëri dhe fuqia e rinisë sonë dalë ngadalë po fundoset dhe nuk ndëgjohet. Çdo vitë, një numër i madhë i të rinjëve braktisin vendin, për lumturinë e tyre në të ardhmen. Është një gjë që ne nuk duhet të heqim dorë prei vetes.

“Besoni në veten tuaj”…

“Mos hiqni dorë nga vetja sepse asnjëherë nuk është vonë”… A s’jemi ne ata që duhet të lulëzojmë dhe të simbolizojmë të parët tan, për hirë të popullit tonë , atdheut dhe kombit të ngritim zërin së bashku për një të ardhme të mbushur me dije, dashuri ndaj atdheut dhe familjes, për pasardhësit tanë.

“Fati i popullit tim është fati im”thoshte Pjetër Bogdani.

Secili prej nesh duhet t’u shërbej tokave tona, ne jemi e ardhmja, ne jemi populli. Kur vuan populli vuajmë unë, ti, dhe vuajmë ne të gjithë. Mos lejoni që disa njerëz të na humbin, të na largojnë nga arsimimi, të na shkëputin shpresën. Duhet të vetëzhvillohemi më, mos të na vjedhin shkollimin ,drejtësin , dijenin, të udhëheqim ashtu siç na ka hije. Mos t’i japim hapësir injorantit, të pa drejtin e kriminelin, të na edukojnë brezat tonë. Edhe pse jemi totalisht të desorientalizuar t’i bashkojmë fuqit tona, të bëhemi ato që kemi ëndruar , t’ë bëjmë “ Krenar Shqiptarin “ me vullnet dhe suksesin tonë. Rinia vjen një herë , pranvera çdo vjet. Ne jemi gëzimi i nënës, shpresa e babait dhe krenaria e gjeneratave të ardhshme.