Rinovim ose tribunë, Barcelona ultimatum Dembele. Shpërthen agjenti: “Nuk e keni idenë me kë keni të bëni?!”

Barcelona e ka vënë Ousmane Dembélé në një udhëkryq: ose ai rinovon kontratën e tij që skadon në qershor ose nuk do të luajë më deri në fund të sezonit!

Gjatë një interviste për ‘RMC Sport’, agjenti i francezit (Sissoko) ka shpërthyer: “Ata duan të bëjnë presion mbi ne, por nuk funksionon”, tha Moussa Sissoko.

Reklame

“Ndoshta mund të funksionojë me agjentë që janë miq të Barcelonës, por ky nuk është rasti im: unë jam këtu për të mbrojtur lojtarin tim dhe interesat e tij”, tha ai.

Prandaj, marrëdhëniet mes palëve janë gjithnjë e më të tensionuara dhe Dembélé tani duket i destinuar të largohet si transferim i lirë në fund të sezonit.